Gjilani liron Pajazitin

20 shkurt 2019 | 16:14

Sadat Pajaziti nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Gjilanit. Klubi nga Anamorava nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se e ka ndërprerë bashkëpunimin me Pajazitin.

“Skuadra e Gjilanit ditën e sotme me marrëveshje të dyanshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm, Sadat Pajaziti. Ushtrues detyre në postin e trajnerit është caktuar, Alban Hyseni. Klubi futbollistik SC Gjilani, e falënderon Pajazitin për kontributin e dhënë deri më sot, dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Ndeshja e fundit e Pajazitit në krye të skuadrës së Gjilanit ishte derbi ndaj Dritës, i cili përfundoi me rezultat 3-1.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Halil Matoshi - Kështu dukej kortezhi dhe arkivoli i…