Reagimi i profesorit për rezultatin e dobët në testin PISA

09 dhjetor 2023 | 08:25

Prof. Mentor Bajraktari

Deri kur Kosova të dështojë në sektorin e arsimit, kush janë përgjegjësit për këtë gjendje, ku çaluam?
Arsyetimet e ndryshme për rezultatin në PISA dikur, sot po zëvendësohen me heshtje.
Ishte koha kur rezultatet e PISA-s quheshin të pritshme duke i arsyetuar me periudhën e pandemisë, dhe kjo të bënte përshtypje sikurse pandemia ka zë vend vetëm të ne pasiqë Kosova është renditur në vendet e fundit, mirëpo sot cilët faktorë ndikuan?
Vëmendje prindër:
Bërthama bazë, shkolla e parë për edukimin e fëmijëve është familja e cila vitet e fundit është lëkundur mjaft.
Përgjegjësi e prindërve është kultivimi i edukatës të fëmijët e tyre.
Shkolla është institucioni ku nxënësi merr diturinë.
E ardhmja jonë varet nga shkollimi, suksesi jonë janë librat e jo telefonat celularë dhe mjete joshkollore në ambientet e shkollës.
Sot, nxënësit e lodhur dhe të përgjumur janë një pamje e përditshme në bankat e shkollës, ku për këtë gjendje duhet të kujdeseni ju.
Kjo është shqetësuese për gjithë vendin e veçmas për ne personelin arsimor.
Familja dhe shkolla, bashkëpunimi mësues – prind janë dy faktorët që luajnë rol kryesorë në edukimin e fëmijëve.
Qeveria, Ministria e Arsimit dhe akterë të tjerë, të reflektojë në ngritjen e cilësisë duke ofruar kushte më të mira për arsim cilësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PARATHËNIE PËR BOTIMIN  E DYTË Autori i librit: Mr. sci.…