AGK-ja reagon ndaj gjuhës linçuese të PDK-së dhe LDK-së në drejtim të RTV Dukagjinit

21 janar 2021 | 20:38

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, përmes një reagimi ka theksuar se me shqetësim po e përcjellë gjuhën linçuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të RTV Dukagjinit.

“Gjuha e tillë linçuese për AGK-në është tërësisht e papranueshme dhe përbën trysni ndaj kolegëve tanë gazetarë. AGK-ja vlerëson se ky është presion i drejtpërdrejtë në politikat redaktoriale dhe formë direkte e presionit publik. Duke i akuzuar mediet se po favorizojnë një subjekt politik, i bëjnë ato target të sulmeve. AGK-ja u bënë thirrje partive politike që nëse kanë ankesa në drejtim të ndonjë mediumi, t’i drejtojnë ato tek organet kompetente. Kjo mënyrë e qasjes së subjekteve politike ndaj medieve, për AGK-në përbën sulm ndaj lirisë së shprehjes”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 15-vjetorin e vdekjes së presidentit, Ibrahim Rugova dhe në…