Reagon Bahtiri për Specialen
22 dhjetor 2017
| 22:55
Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Agim Bahtiri ka reaguar lidhur me kërkesën e 43 deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.
Nëpërmjet një shkrimi në profilin e vet në “Facebook”, Bahtiri e ka quajt të dëmshëm një vendim të tillë.
Shkrimi i plotë i Bahtirit:
Iniciativa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale është veprim shumë i dëmshëm, që do ta izolonte Kosovën nga bota.
Porosia e ambasadorit amerikan, përfaqësuesve të BE-së dhe ambasadorëve tjerë të shteteve mike të Kosovës, tregon se nuk mund të luhet me fatin e dy milionë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju bëjë apel gjithë deputetëve që të distancohen nga kjo inciativë, e cila mund të na kthej njëzetë vite prapa. AB