Ka reaguar edhe familja e policit Afrim Bunjaku, i cili është vrarë sot (e diel) në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës.
Familjari Arton Bunjaku, ka thënë se ky është një lajm i kobshëm për familjen Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.
“Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit”, ka thënë ai.
Reagimi i plotë:
*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.*
Të nderuar miq, të dashur familjarë,
Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.
Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.
E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë
16 shtator16:32
Pse Demaçi kundër e Thaçi ‘pro’ Rambujesë?, Rubin: Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarkik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit, ka thënë se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin amerikan, të ushtrisë amerikane, të NATO-s e të botës se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”. Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëveshjes së Rambujesë njihej? Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët. Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte Rambujenë? Rubin: Po e kisha këtë përshtypje. Gjyqtari: Thaçi shkoi në Slloveni për ta bindur për ta ndërruar mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Dhe Thaçi dështoi ti’a ndërrojë mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Pavarësisht kësaj zoti Thaçi e nënshkroi në emër të UÇK-së. Pra a pajtoheni se sa për UÇK-në që pikëpamjet e Thaçit mbizotëruan ndaj Demaçit? Rubin: Përveç që po, duhet shtuar diçka, Thaçi kishte diçka që Demaçi nuk e kishte, e kishte premtimin e ShBA-së dhe ushtrisë dhe NATO-s dhe perëndimit e botës, në duart e tij, që une nënshkruaj dhe Serbia jo atëherë ShBA do të nis kampanjë ajrore. Askush nuk e kishte këtë premtim në dorë të tij. Por atij ia bëmë këtë premtim atij personalisht Thaçit. E ta kishte atë premtim në atë situatë amorfe, e bëri Thaçin pikëpamjen e tij shumë të fuqishme, pavarësisht statusit të tij në hierarki. Askush se kishte atë fuqi.