Reagon familja e Shaban Sylës: Ku është drejtësia kosovare? Pse po hesht?

12 shkurt 2019 | 13:33

Familja e Shaban Sylës, të dënuarit në rastin “Bllaca 2” ka reaguar nëpërmjet një letre të publikuar në rrjetin social në “Facebook” për të kërkuar drejtësi për rastin e familjarit të tyre.

Ata kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të mos heshtin në lidhjen e Nazim Bllacës me BIA-n serbe.

Leotrim Syla i cili ka publikuar këtë reagim në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se para tetë vitesh babai i tyre, Shaban Syla është dënuar më tetë vite burgim pa asnjë lloj argumenti por në bazë të shpifjeve të Nazim Bllacës.

“Ku është drejtësia kosovare (Pse po hesht). Të shkruaj e të shkruaj është e kot. Kemi shkruar që tetë vite e kemi folur, por ka qenë e kotë babi. Ti, ai ushtari me uniform të shqyer e që lë fëmijët e tu, pa e ditur se a do t’i gjesh të gjallë, vazhdove rrugën për ta mbrojtur gjithë popullin, mbrojte edhe atë që para 8 viteve bëri shpifje për ty, dhe për të gjithë ata që u dënuan pa asnjë lloj argumenti. Po të mos ishe ti babi e shumë ushtarë të tjerë ne sot nuk do të ishim të gjallë. Nga një njeri si Nazim Bllaca, Salustro e Stankoviq gjithçka duhej pritur, njerëz të shkolluar e të diplomuar në Serbi për shpifje”, është thënë në këtë reagim.

Sipas familjes Syla, shteti heshti dhe ishte i verbuar karshi padrejtësive që u bënin në atë kohë në bazë të deklaratave të Nazim Bllacës.

“Z. Nazim Bllaca edhe unë kam shumë e shumë pyetje për të bërë ty, po t’i atyre pyetjeve të mia nuk ua dinë as përgjigjet sepse për pyetjet e mia nuk je përgatitur nga BIA serbe. Nuk e di pse ky shtet i kishte mbyllur sytë në atë kohë, a vallë mos ishin verbuar. Shumë njerëz ju shanin e ju fyenin nga nervozat e tyre, duke menduar se me të vërtet ishte ashtu siç kishte deklaruar një njeri i sëmur psiçikisht, i cili ishte dhunues i nxënëses së tij (gruas së vëllait)”, është thënë më tutje në reagim.

Sipas familjes së Shaban Sylës, e vërteta ka filluar në ditën kur doli gjithçka në shesh me dokument që Nazim Bllaca ishe nxënësi i BIA-s serbe për shumë vite.

“Populli ishte përgatitur që ju të dënoheshit, po edhe u dënuat, u dënuat dhe menduan se gjithçka mbaroi. JO populli im këtu veç sa po filloi. Filloi ditën kur doli gjithçka në shesh me dokument që ti Nazim Bllaca ishe nxënësi i BIA-s serbe për shumë vite, tash e gjithë e vërteta doli në shesh. Komandanti im u dënua me 8 vite, atë ditë që u dënua, në gjykatë kishe thënë veç një fjalë: ‘Z. gjykatës kësaj mund t’i themi gjithçka, vetëm drejtësi jo dhe ditë të mira do të vinë së shpejti’. Urime komandant pafajësia jote”, është theksuar në reagimin e familjes Syla.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal,…