Reagon Grenell: Thaçi është i pafajshëm, çfarë po i pengon gjyqtarët të marrin vendim pas 6 vjetësh?

01 korrik 2026 | 23:13

Ish-emisari i presidentin amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas shtyrjes së re te vendimin për Thaçin dhe ish krerët e UÇK-së në Hagë.

“Tre gjyqtarët e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shtyrë edhe një herë vendimin e tyre lidhur me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga Jack Smith, të cilën e konsideroj të pabazë.

Ky është një nga rastet e rralla kur republikanët, demokratët, konservatorët dhe aktivistët e së majtës ekstreme ndajnë të njëjtin qëndrim. Hashim Thaçi është i pafajshëm ndaj këtyre akuzave.

Çfarë po i pengon këta gjyqtarë që të marrin një vendim edhe pas gjithë kësaj kohe?

Sot, ata e shtynë sërish vendimin, kësaj radhe deri në muajin shtator. Ndërkohë, këta persona kanë kaluar gjashtë vjet të tëra në paraburgim (GJASHTË VJET!).”, ka shkruar Grenell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
OVL-UÇK, Dega në Gjakovë njofton familjet e Dëshmorëve, invalidët dhe…