Reagon Ramush Haradinaj pas pjesëmarrjes së Albena Reshitajt në seancën për votimin e presidentit

03 prill 2021 | 22:57

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka sqaruar pjesëmarrjen e Albena Reshitaj në seancën e jashtëzakonshme për votimin e presidentit të vendit.

“Sot jam informuar nga Albena Reshitaj se ajo po mendon me marrë pjesë në seancë, i kam thënë që nuk jam dakord që mos të marrë pjesë. Unë i kam thënë që neve nuk na është kërku një rol si subjekt politik, për të kontribuar si AAK, duke mos pas asnjë rol, ne jemi përjashtuar. E konsideroj të padrejtë vendimin e zonjës Reshitaj. Nuk na është kërku, nuk na është ofru ky rol, ky qëndrim është jo i drejt jo i duhur i Reshitaj. Është vendim jashtë diskutimeve që i kemi marrë në parti, në kryesi”, ka thënë Haradinaj për TV Dukagjini.

Pos Ramush Haradinajt, edhe Daut Haradinaj ka folur për aderimin e mundshëm të Albena Reshitajt në Vetëvendosje apo në Listën e Vjosa Osmanit.

S’kam informatë për aderim të Albena Reshitajt’’, ka thënë Daut Haradinaj.

Ndryshe, Reshitaj ka votuar në dy votimet e raundit të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se me Vjosa…