Reagon Shpend Ahmetit pas fotografisë ku shihej në një BMW
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi një foto e tij në një veturë të shtrenjë ka qarkulluar në rrjete sociale.
Ahmeti përmes një postimi në “Facebookut”, ka shkruar ka se fotografia ku ai shihet në një venture BMW nuk është e tij, por e një shokut nga diaspora.
“Natyrisht se nuk kam ble e as që jam pronar i ndonjë makine të tillë. Lehtë e verifikueshme. E as nuk jam mshef. Foto në Kosovë. Kemi qenë me një mik timin nga diaspora i cili është me mu në makinë dhe i cili ka ardh me votu”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka thënë tutje se shpenzimet e tij si kryetar kryeqyteti janë më të ulëtat në Kosovë.
“Kam edhe kohën time të lirë që e kaloj me familje e miq. Pasuria ime është ajo që ka qenë. Shpenzimet e mia zyrtare si kryetar janë më të ultat në Kosovë. Mua më vjen mirë që standardi për mua është se nuk kam të drejtë as me hyp në makinë të dikujt, prandaj edhe e bëra këtë shpjegim. Legjitime. Shpresoj që kjo një ditë të vlej për krejt politikanët”, ka shkruar Ahmeti.