Reagon Telekomi: 305 telefonat s’janë për menaxhmentin

21 gusht 2019 | 20:18

Telekomi i Kosovës ka reaguar në lidhje me lajmin për blerjen e 305 telefonëve të mençur.

Në reagimin publik të tyre thuhet se “këta telefona nuk janë për menaxhmentin, por për konsumatorët, të cilët kanë shërbime ‘Vala postpaid’. “Telekomi i Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë mbi gjendjen aktuale si dhe transparencën në raport me gjendjen ekonomike dhe shpenzimet, njofton opinionin publik se shkrimi në disa media eletronike, me titull “ Telekomi i Kosovës blen telefona të mencur-305 për menaxhment…”, është i pasaktë dhe i pavërtetë, për arsye se ka mbi 10 vite që Telekomi i Kosovës ka kontrata postpaid me institucione publike, komuna, universitete, kompani te ndryshme si dhe konsumatorë tjerë, dhe se këta telefona janë 100% të dedikuar vetëm për konsumatorë, të cilët kanë  shërbime Vala postpaid (me telefon) dhe si rrjedhojë keto janë obligime kontraktuale në mes të Telekomit dhe institucioneve të ndryshme dhe bizneseve, dhe për asnjë moment kjo blerje nuk ka destinim qe këta telefona t’i jepen në perdorim menaxhmentit”, thuhet në reagimin e Telekomit.

Sipas këtij reagimi, shkrimet e tilla, kanë për qëllim që të diskreditojne Telekomin, të humbin besimin e konsumatorëve. “Si të tilla, i konsiderojmë tendencioze dhe të porositura, që ndikojnë negativisht në imazhin e Telekomit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se në rastin…