Reagon vëllai i ish presidentit Thaçi për anulimin e vizitës në Hagë: Për ne si familje kjo sjellje është e papranueshme

18 nëntor 2023 | 23:16

Vëllau i ish presidentit Thaçi, Blerim Thaçi ka konfirmuar për Kanal10 se ju është anuluar vizita pa asnjë arsye në Hagë.

Sipas tij, anulimi i vizitës për ta si familjarë ishte i pa pranueshëm, raporton Gazeta10.

“Sot, deri sa ishim nisur për të shkuar në Hagë dhe i kishim bërë të gjitha rezervimet e nevojshme atje, pasi që nesër kishim vizitë të konfirmuar te vëllai ynë, na ka ardhur një njoftim që na është anuluar vizita, pa na e dhënë asnjë arsye, asnjë sqarim. I njëjti njoftim u kishte shkuar edhe vizitorëve të tjerë. Për ne si familje, kjo sjellje është vërtet e papranueshme. Jo vetëm që po i mbajnë të paraburgosur jashtë çdo praktike juridike, duke ua shkelur edhe të drejtat njerëzore, por tash po na penalizojnë edhe neve, familjarëve të tyre, duke mos na lejuar as që t’i vizitojmë e takojmë familjarët tonë. Përpos që po i mbajnë padrejtësisht në burg që tri vjet, tash po mundohen t’i izolojnë edhe më shumë, duke mos iu lejuar as vizitorë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi’’, ka thënë vëllai i ish-presidentit Thaçi, Blerim Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ruse nisi një seri sulmesh me dronë dhe raketa…