Real Madrid – Barcelona, kjo skuadër është favorite

15 janar 2023 | 14:58

Real Madridi dhe Barcelona janë gati për ndeshjen El Clasico e cila është e vlefshme për finalen e madhe të Superkupës së Spanjës.

Los Blancos dhe Blaugranët do të ndeshen mes vete sot (e diel) në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, në ndeshjen e vlefshme për trofeun e parë të sezonit.

Skuadra e udhëhequr nga Xavi konsiderohet favorite për ta fituar trofeun e Superkupës spanjolle, sipas kompanisë së madhe të basteve sportive “bet365.com” e cila ka publikuar kuotat e duelit.

Kuota për fitoren e Barcelonës llogaritet 2.20, barazimi 3.60, ndërsa për triumfin e Real Madridit koeficienti është 3.10.

Ballafaqimi në “King Fahd International Stadium” nis nga ora 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja hekurudhore e shpejtësisë së lartë midis Hong Kongut dhe…