Real Madrid planifikon ofertë rekorde për yllin e Bayernit

11 mars 2026 | 15:16

Real Madrid po konsideron një ofertë rekord për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez Michael Olise.

Sipas mediave spanjolle, klubi nga Bernabeu synon të formojë një sulm “luksoz” me Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, duke e bërë Olise pjesë të një treshjeje që do të dominonte futbollin botëror për dekadën e ardhshme.

24-vjeçari aktualisht luan për Bayernin dhe ka shënuar 41 gola në 37 ndeshje këtë sezon, duke treguar formë të jashtëzakonshme.

Real Madrid është gati të ofrojë 160 milionë euro për ta sjellë në Madrid dhe po shqyrton largimin e disa lojtarëve më pak aktivë për të balancuar buxhetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri suprem i sapoemëruar i Iranit, Mojtaba Khamenei u plagos…