Real Madridi i rikthehet fitores

11 nëntor 2022 | 00:08

Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Cadiz.

‘Mbretërit’ mposhtën 2:1 në shtëpi Cadiz, në kuadër të ndeshjes së fundit përpara pushimit të Kupës së Botës.

Gjithë ndeshje u konkretizua me raste shënimi nga Real Madridi dhe Cadizi.

‘Los Blancos’ me të filluar ndeshja kërkonin golin e epërsisë.

Krijuan disa raste, por jo aq të rrezikshme për portën e Cadiz.

Po rridhte minuta e 40` kur pas një super harkimi në zonë nga Toni Kroos, me kokë realizoi Eder Militao.

Në anën tjetër edhe mysafirët ishin të rrezikshëm në një rast, pas më shumë se 30 metra largësi Alfonso Espino goditi shtyllën.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të madrilenëve.

Edhe në 45 minutat e tjerë Reali po kërkonin goli e qetësisë.

Atë e arritën në minutën e 70` kur pas një vole-goditje, Toni Kroos realizoi një supergol.

Rast të mirë shënimi kishte edhe Vinicius Jr, por në vend ishte portieri i Cadiz.

Mysafirët në anën tjetër ishin mjaft të rrezikshëm, duke shënuar në minutën e 82` më anë të Lucas Perez, pas një gabimi fillimisht të Luka Modric dhe më pas të Thibaut Courtois.

Ata gjithashtu kishin mundësi të barazojnë shifrat, por që nuk arritën.

Me këtë fitore ‘Mbretërit’ qëndrojnë në vendin e dytë, me 35 pikë, dy më pak se Barcelonë që ndodhet në vendin e parë.

Kurse, Cadiz ka 11 pikë, në pozitën e 19 në tabelën e La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet ballë për ballë…