Real Madridi, kampioni i ri i Evropës në basketboll

21 maj 2023 | 21:29

Real Madridi është kampioni i ri i Evropës në basketboll, pasi mposhti në finale Olympiacosin me rezultat 79-78.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll fitoi me një rikthim mahnitës ndaj ekipit grek. Ndeshja filloi mirë për Olympiacosin, pasi e fituan çerekun e parë me rezultat 24-17. Edhe çereku i dytë ishte në favor të grekëve me shifrat 21-18.

Periudha e tretë gjithashtu u mbyll në të mirë të Olympiacosit, me shifrat 18-14. Përmysjen e madhe Reali e bëri në çerekun e fundit duke e fituar me rezultat 20-15, për rezultatin final 79-78.

Pikët vendimtare tre sekonda pa përfunduar takimi i realizoi Sergio Llull, me një dypikësh. Për LLull këto dy pikë ishin të vetme në finale, por me vlerë të kampionit.

Real Madridi shpallet kampion për herë të 11-të në histori të klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është zhvilluar xhiroja e pestë në Ligën e Veteranëve,…