Përfundon edicioni i parë në Ligën e Veteranëve

21 maj 2023 | 21:26

Sot është zhvilluar xhiroja e pestë në Ligën e Veteranëve, që ishte e fundit për edicionin e parë. Gjithsej janë zhvilluar pesë xhiro në pesë qytete të ndryshme.

Rezultatet ishin në plan të dytë, ndërsa kryesorja ishte ribashkimi i veteranëve dhe një mirënjohje për kontributin e dhënë në basketbollin e Kosovës.

Prishtina u rendit e para me katër fitore e një humbje, ndërsa pas saj janë renditur Vëllaznimi, Peja, Trepça, Bashkimi dhe Ylli.

Në sfidat e zhvilluara në Pejë janë arritur këto rezultate:

Vëllaznimi – Trepça 56:49
Peja – Ylli 57:41
Bashkimi – Prishtina 52:75

#FBK #fbkkosova #ligaeveteraneve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të masakrës së Dubravës,…