Real Madridi me lëvizje befasuese, planifikon rikthmin e dy legjendave në ekip

25 shkurt 2024 | 12:08

Raphael Varane dhe Casemiro mund të bëjnë një rikthim befasues nga Manchester United tek Real Madridi gjatë verës.

Teksa është lënë të kuptohet se United do t’i nënshtrohet një ndryshimi të madh në ekip gjatë muajve në vazhdim, gjiganti anglez pritet që të shes disa lojtarë për të krijuar hapësirë për prurjet e reja.

Aksionari i ri Sir Jim Ratcliffe po planifikon që të reduktojë buxhetin e pagave, para se të bëjë vlerësimin e të ardhurave, si pjesë e planeve të tij.

Sipas një raportimi nga ESPN, 11 lojtarë të ekipit të parë mund të shiten para fillimit të sezonit 2024/25, duke përfshirë Varanen dhe Casemiron.

Sidoqoftë, përkundër interesimit nga Liga Saudite për dyshen, që të dy lojtarët mund të rikthehen në Madrid, në rast se një marrëveshje arrihet mes palëve ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes.net.

Casemiro ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në 2025, me një opsion për ta zgjatur atë edhe për 12 muaj të tjerë, ndërsa po ashtu edhe kontrata e Varane skadon në 2025.

Real Madridi kësisoji mund të kërkojë rikthimin e tyre në ekip, në rast se Manchester United përgjysmon çmimin e kartonit të tyre./Telegrafi/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 32 njerëz u arrestuan në Rusi më 24…