Dhjetëra të arrestuar në Rusi pas homazheve për Navalnyn dhe solidaritetit me Ukrainën

25 shkurt 2024 | 12:01

Së paku 32 njerëz u arrestuan në Rusi më 24 shkurt, për shkak se po bënin homazhe për liderin e ndjerë opozitar rus, Alexei Navalny, dhe po e shënonin dyvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Sipas grupit për të drejte njeriut, OVD-Info, ata u arrestuan gjatë përkujtimeve në nëntë qytete ruse.

Njëzet e shtatë nga të arrestuarit kishin vendosur kurora me lule për nder të Navalnyt, i cili vdiq nën rrethana të paqarta më 16 shkurt në një burg të largët rus në Arktik, raporton rel.

Njëzet gra të ushtarëve rusë, të cilat po merrnin pjesë në një tubim të thirrur nga një grup për trajtim më të mirë të rekrutëve, u arrestuan së bashku me tre persona që po protestonin kundër luftës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Podujevës në bashkëpunim me “Shoqatën e Bletarëve Llapi”…