Podujevë, organizohet trajnim me bletarë

25 shkurt 2024 | 11:54

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me “Shoqatën e Bletarëve Llapi” ka organizuar trajnim me bletarë me temën “Praktika të mira për mbrojtjen e bletës nga varrotoza”.

Për këtë temë ka ligjëruar eksperti i njohur i bletarisë Preng Pepa.

Gjatë këtij trajnimi nga profesori Pepa u tha se: “Mbrojtja e bletës nga varrotoza është shumë e rëndësishme për ekosistemin tonë. Varrotoza është një sëmundje e bletëve që i prek kolonitë dhe mund të shkaktojë vdekjen e tyre. Rregullimi i mjedisit dhe ushqyerja e bletëve me polen e pastër mund të ndihmojë në përmirësimin e rezistencës së tyre ndaj varrotozës. Është e rëndësishme të kujdesemi për bletët dhe të ndihmojmë në ruajtjen e tyre, pasi ato luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e bimeve dhe prodhimit të ushqimit”.

Profesori Preng Pepa iu përgjigj pyetjeve të shtruara nga fermerët llapjanë duke ofruar sqarimet e nevojshme.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë edhe drejtoresha e Bujqësisë, Lirie Hoti dhe zyrtarët e kësaj drejtorie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë para ditës së inaugurimit, punimet në bazën ajrore…