Real Madridi nuk heq dorë nga Rodri

21 maj 2026 | 13:40

Rodri Hernandez mbetet një nga objektivat më të mëdhenj të Real Madrid, një “ëndërr e pamundur” që është diskutuar prej vitesh në “Valdebebas”, sidomos pas largimit të Toni Kroos.

Situata tani ka ndryshuar, pasi një largim i mundshëm i Pep Guardiola nga Manchester City ka hapur diskutime të reja rreth të ardhmes së mesfushorit spanjoll.

Deri tani, Rodri ishte i lidhur fort me projektin e Guardiolës, ku u shndërrua në lojtar kyç të skuadrës.

Te Real Madridi ekziston bindja se, nëse krijohen kushtet e duhura, një transferim mund të bëhet i mundur, megjithëse mbetet një operacion shumë i vështirë për shkak të kontratës së tij deri në vitin 2027.

Klubi madrilen e sheh Rodrin si profil ideal për të rikthyer ekuilibrin në mesfushë, pas largimit të brezit të artë me Kroos, Luka Modriq dhe Casemiro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar të enjten një aksion para…