Real Madridi planifikon ta mbajë yllin e tyre pavarësisht skadimit të kontratës

17 prill 2026 | 17:07

Një pasiguri e madhe po e shoqëron të ardhmen e mbrojtësit të djathtë Dani Carvajal te Real Madridi, me kontratën e tij që skadon në muajin qershor.

Së fundmi është vërejtur një ndryshim i qartë në hierarkinë e ekipit, pasi trajneri i madrilenëve duket se po i beson më shumë Trent Alexander-Arnold si zgjedhje të parë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Carvajal ka rënë në plan të dytë.

Problemet e shpeshta me dëmtimet kanë ndikuar ndjeshëm në këtë situatë, me trajnerin që shpesh ka theksuar gjendjen fizike të lojtarit spanjoll si arsye kryesore për mungesën e minutave në fushë.

Megjithatë, sipas raportimeve të ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit madrilen po shqyrtojnë mundësinë për ta mbajtur Carvajal edhe pas verës, me synimin për të mos humbur një figurë me peshë dhe lider në dhomat e zhveshjes.

34-vjeçari mund të detyrohet të pranojë një rol dytësor nëse dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, e ardhmja e tij në përfaqësuesen e Spanjës për Kupën e Botës 2026 mbetet e pasigurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Ndërtimit në Kosovë ka prezantuar logon zyrtare. Sipas…