Real Madridi transferon Kosovare Asllanin

18 korrik 2019 | 16:43

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani është larguar nga Linkopingu i Suedisë për t’u transferuar në ekipin spanjoll CD Tacon, i cili nga sezoni 2020/21 do të quhet Real Madrid.

“Kosovare Asllani është futbolliste e re e CD Tacon. Mirëserdhe”, ka shkruar klubi spanjoll në rrjetet sociale.

Ajo kishte edhe pesë muaj kontratë me klubin suedez, por e shkëputi atë para kohe për t’u transferuar në Spanjë. “Dua ta falënderoj Linkopingun, me të cilin e kam nënshkruar kontratën e parë që kur isha 17 vjeçare. Dua t’i falënderoj tifozët e klubit dhe t’i uroj fat dhe suksese skuadrës në të ardhmen”, ka thënë Asllani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK), konkretisht Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve…