Reali, 95 milionë euro për Asension

30 qershor 2019 | 14:32

Pas fitimit të Ligës së Kampionëve, tek Liverpooli nuk kanë ndërmend të ndalen.

Sipas asaj që shkruan “Sunday Express”, Jurgen Klopp ka kërkuar ndërhyrje në merkato, dhe lojtari që pëlqehet është ylli i Real Madridit, Marco Asensio. Pas merkatos së fuqishme tek Reali, drejtuesit “LosBlancos” janë të gatshëm për të nisur një marrëveshje për shitjen e 23-vjeçarit.

Klopp dëshiron një skuadër të fortë për sezonin e ri, dhe spanjolli shihet si një përforcim shumë i fortë. Mësohet se drejtuesit e “The Reds”, do të paguajnë një shumë rreth 95 milionë euro, për ta pasur lojtarin në skuadrën e tyre.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në katër qendra të Komunës së Skenderajt është realizuar gara…