Reali barazon ndaj Betisit

24 prill 2021 | 23:04

Real Madrid dhe Real Betis janë ndeshur në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligas.

Përgjithësisht, pjesa e parë nuk pati shumë raste shënimi, edhe pse “Los Blancos” tentuan disa herë madje duke lënë mbrojtjen e rrezikuar nga kundërsulmet e Betisit.

Isco u ndëshkua në min (35’) pas një ndërhyrje të ashpër që bëri.

Pjesa e parë përfundoi pa gola. Në pjesën e dytë, Zidane reagoi me zëvendësime, ku prej tyre u inkuadruan Vinicius dhe Hazard.

Në minutën e 77’, Vinicius pati një mundësi të mirë përmes një kundërsulmi, por që braziliani dështoi të finalizojë rastin.

Me këtë barazim, “Los Blancos” qëndrojnë në vendin e dytë me 71 pikë, dy më pak se Atletico, transmeton lajmi.

Në fund, ndeshja përfundoi pa gola, rezultati përfundimtar, Real Madrid 0-0 Real Betis.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se…