Reali e shet Hazardin për 35 milionë euro  

23 dhjetor 2021 | 13:54

Eden Hazardi nuk është në planet e Real Madridit dhe mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Fichajes, Reali kishte shpresuar që ta shesë yllin belg për 50 milionë euro, por tash është i gatshëm të heqë dorë nga ai edhe për një shumë më të vogël, pra për  35 milionë euro.

Në fillim të këtij muaji, gazeta spanjolle “El Nacional” pretendoi se Madridi kishte refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurosh për Hazardin nga West Ham Unitedi. Newcastle dhe Evertoni kanë qenë gjithashtu të lidhur me ish-anësorin e Lilles.

“El Nacional” pretendon se Hazardi tashmë ka refuzuar një mundësi për t’u transferuar në “St James’ Park” me një kontratë fitimprurëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania farmaceutike “AstraZeneca” ka treguar se doza e tretë ose…