Reali interesohet për Calhanoglun

20 prill 2021 | 18:12

Situata e mesfushorit Hakan Calhanoglu vazhdon të mbajë në ankth Milanin.

Pavarësisht bisedimeve intensive mes drejtuesve kuqezinj dhe menaxherëve të futbollistit për rinovimin e kontratës, palët nuk kanë arritur ende të gjejnë një zgjidhje.

Kontrata e mesfushorit me klubin nga Milanello skadon në fund të sezonit dhe italianët rrezikojnë ta humbasin mesfushorin e talentuar me parametër zero. Pikërisht nga kjo situatë e ndërlikuar kërkon të përfitojë Real Madridi, që ka nisur të interesohet seriozisht për 27-vjeçarin, të cilin mund ta përfitojë me parametër zero në rast se lojtari nuk gjen marrëveshjen me “Djallin”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftëtari nga Kosova i UFC-së, Ilir Latifi, do të rikthehet…