Reali merr kryesimin në La Liga

02 janar 2021 | 23:14

Real Madridi ka triumfuar 2:0 në “Santiago Bernabeu” përballë Celta Vigos, në xhiron e 17-të të La Ligas spanjolle.

Lucas Vazquez (6’) dhe Marco Asensio (53’) realizuan golat për Realin.

Reali me fitoren e shënuar është ngritur në pozitën e parë në renditje në La Liga. I ka 36 pikë pas 17 ndeshjeve. Atletico Madridi zë vendin e dytë me 35 pikë, por Atletico i ka zhvilluar tri ndeshje më pak.

Barcelona është e gjashta në renditje me 25 pikë nga 15 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjolla Morina konfirmoi pak muaj më parë lidhjen me biznesmenin…