Reali mposhti Cadizin

22 prill 2021 | 00:07

Real Madridi është ngjitur në krye të tabelës së La Ligas pas fitores së rëndësishme përballë Cadizit (3-0) në ndeshjen e xhiros së 32-të në La Liga.

Në sfidën e zhvilluar në Estadio Ramon de Carranza, Los Blancos e kryen detyrën që në pjesën e parë, në të cilën i shënuan tre gola.

Pas gjysmë ore lojë, Karim Benzema e zhbllokoi rezultatin me një gol të shënuar nga penalltia (30’).

Vetëm tri minuta më pas (33’), mysafirët e dyfishuan epërsinë me golin e Alvaro Odriozola. Kësaj radhe Benzema ishte në rolin e asistuesit.

Pesë minuta pa u mbyllur gjysma e parë, Karim Benzema shënoi edhe golin e dytë personal në këtë takim falë asistimit nga Casemiro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar vendimin e Qeverisë…