Besnik Tahiri: Sot u goditën pensionistët nga një parti e majtë

21 prill 2021 | 23:58

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar vendimin e Qeverisë sipas të cilit shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur dyfish.

Tahiri në DPT te Fidani në T7 ka thënë se kjo tregon një mungesë të vlerësimit e analizës së saktë.

Tutje ai tha se kjo Qeveri ka mungesë të programit dhe asnjëri prej ministrave nuk i ka paraqitur qëllimet që synojnë t’i realizojnë.

“Një parti e cila është e majtë, me ua heq ka 20 euro pensionistëve, kjo tregon mungesën e vlerësimit, analizës së saktë, dhe politikave që i kanë shtyre që 15 vjet. Sot u goditën pensionistët”, ka thënë Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga ndarja nga Brad Pitt në 2016-ën, Angelina Jolie…