Reali mposhti Vallecanon

24 maj 2023 | 22:12

Real Madrid ia doli të triumfojë 2-1 ndaj Vallecanos së Ivan Balliut, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Los Blancos fituan me mjaft vështirësi, në sfidën që u luajt në Bernabeu.

Ekipi i Ancelottit shënoi në pjesën e parë me Benzeman, duke bërë të mendohet se gjërat do ishin të thjeshta. Miqtë e Vallecanos nuk u dorëzuan dhe vendosën ekuilibrat në fund me De Tomas.

Në fundin e takimit, Rodrygo lëshon një goditje të bukur për t’i dhënë 3 pikë madrilenëve në javën e parafundit të La Liga. Reali renditet në vendin e dytë, Vallecano është e qetë në mesin e tabelës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…