Reali mposhti Villarrealin

05 maj 2019 | 18:25

Real Madrid më në fund ka fituar një ndeshje në La Liga. Skuadra e Zinedine Zidane ka mposhtur Villarreal 3-1 në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri francez kishte lënë jashtë skuadrës Gareth Bale, duke u dhënë përparësi të rinjve. Ishte Mariano ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2’ të takimit, por Moreno barazon për miqtë pak minuta më pas.

Vallejo rikthen avantazhin për vendasit në minutën e 40’ përpara se Mariano të shënonte golin e qetësisë pak minuta pas pushimit. Numri 7 i Real Madrid, një numër që trashëgoi nga Ronaldo, ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

Villarreal ngushtoi diferencën në sekondat e fundit të takimit me Costan. Tifozët e Real Madrid kishin kënaqësinë të shikonin rikthimin e Vinicius Junior, i cili është rikthyer pas dëmtimit, ai zëvendësoi Brahim Diaz.  Real shkon në kuotën e 68 pikëve në 36 ndeshje, ndërsa Villarreal në vend të 15-të, por me një fitore në dy ndeshjet e fundit do ta siguronte pa probleme qëndrimin në La Liga.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në asnjë…