Reali ndahet baras me Sevillën

21 tetor 2023 | 20:46

Pas tri fitoreve radhazi në La Liga, Real Madridi është ndalur me barazim nga Sevilla.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” përfundoi me rezultatin 1:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së dhjetë në elitën e futbollit spanjoll.

Vendasit kaluan të parët në epërsi falë një autogoli të David Alaba (74’).

Por, “Los Blancos” ia dolën të barazonin shifrat vetëm pas katër minutave përmes Dani Carvajal (78’).

Sevilla tani ka nëntë pikë dhe ndodhet në pozitën e 13-të në tabelë. Real Madridi mbetet lider me 25 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e sotme është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër…