Reali nuk synon vetëm Mbappen, por edhe Sonin

29 shtator 2023 | 17:11

Real Madridi nuk po planifikon vetëm transferimin e Kylian Mbappes nga PSG-ja, por edhe kapitenit të ri të Tottenham Hotspurit, Son Heung-Min.

31-vjeçari korean është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2015, derisa ka kontratë deri në vitin 2025, kurse ka shënuar 5 gola deri tani në Premierligë, duke e ndihmuar skuadrën të bëjë mirë dhe të sigurojë rezultate pozitive. Vetë Son shpreson të luajë një ditë me skuadrën më të titulluar në Evropë.

Shumë vite në ishull me Tottenhamin dhe vetëm dy finale të humbura (Champions+Carabao). Son dëshiron të fitojë trofe dhe Reali është mundësia më e mirë për ta bërë.

Gjithsesi, arritja e akordit me presidentin Daniel Levy nuk do të jetë një mision i lehtë për spanjollët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë…