Reali rigjen fitoren në La Liga

02 prill 2022 | 20:30

Real Madrid rikthehet në rrugën e fitoreve në La Liga, duke marrë një sukses të vuajtur 2-1 ndaj Celta Vigos. Ishte një duel që do të zgjidhej nga Karim Benzema.

Sulmuesi francez konkretizoi me saktësi dy 11-metërsh të fituar në secilën pjesë. Fillimisht ai realizoi në minutën e 19-të, por Nolito në fillimin e fraksionit të dytë u harrua në zonë duke vendosur baraspeshën momentale.

Benzema shpërdoroi një penallti në minutën e 64-t, por 5 minuta më pas do të korrigjonte gabimin e tij. Ky ishte goli i 24-t sezonal për sulmuesin francez, i cili po kalon një sezon fantastik. Reali ndërkohë arratiset në krye me 69 pikë, 12 më shumë se Sevilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar ushtarët rusë se po…