Reali triumfon ndaj Chelseat

12 prill 2023 | 22:56

Real Madridi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Chelseat.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat të pastër 2:0 në “Santiago Bernabeu”.

Ishte Karim Benzema që kaloi vendasit në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes, pas asistimit nga Vinicius Junior.

Gjithçka u bë shumë herë më e vështirë për Chelsean kur Ben Chilëell u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 59-të.

I inkuadruar në lojë vetëm tre minuta më parë, Marco Asensio realizoi për 2:0 në minutën e 74-të të ndeshjes.

Tani, Real Madridi do ta presë ndeshjen e kthimit më e qetë pasi që ka një avantazh të dukshëm nga ndeshja e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK),…