Reali vazhdon të jetë ‘mbret’ i Evropës

28 maj 2022 | 23:36

Real Madridi vazhdon të jetë “mbret” i Evropës, pasi e ka fituar titullin e 14-të në Ligën e Kampionëve, pasi në finalen e zhvilluar në Paris e mposhti Liverpoolin me rezultat 1-0.

Liverpooli ishte dominues në lojë dhe raste, por fati ishte me ekipin spanjoll. Në minutën e 21-të, Sadio Mane goditi bukur, por një pritje e jashtëzakonshme e Courtois dhe më pas shtylla i mohuan golin. Liverpooli pati edhe raste të tjera në pjesën e parë, por nuk i shfrytëzoi. Ndërkohë Reali e gjeti golin e parë në minutat e fundit, por VAR e anuloi përshkak të pozitës jashtë loje.

Real Madrid arriti që të gjente golin e avantazhit ne minutën e 58-të, kurse asistimin e Valverde në gol e shndërroi Vinicius Junior. Liverpooli kundërpërgjigjet mjaft mirë duke krijuar edhe disa raste tjera të arta shënimi me Salah, i cili ne dy raste ndalet nga dy mrekulli të portierit Courtous. “Gardiani” belg ishte lojtari i ndeshjes, për të mos thënë dhe i edicionit. Në fund, Real Madrid i gëzohet trofeut të 14-të të Ligës së Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e Big Brother VIP dhe njëkohësisht mbesa e ish-Presidentit…