Reali vë në shitje gjashtë lojtarë

08 qershor 2022 | 11:40

Drejtuesit e klubit spanjoll, Real Madrid, kanë kërkuar që  gjatë afatit kalimtar veror, të shesin gjashtë lojtarë.

Deri më tani lojtarët si Marcelo, Gareth Bale dhe Isco kanë vendosur largimin, mirëpo madrilenët janë gati të  bëjnë edhe largime të tjera.

“Mundo Deprotivo”, raporton se kampionët aktual të Ligës së Kampionëve, kanë vendosur që mesfushori Dani Ceballos, portieri Andriy Lunin dhe mbrojtësi Jesus Vallejo të largohen gjatë kësaj vere.

Portieri Lunin, pritet që të largohet në formë huazimi, ndërsa bëhet e ditur se pritet të shqyrtohen ofertat drejt sulmuesit Luka Joviq dhe Mariano Diaz, ndërsa mund të shitet edhe Marco Asensio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithsej 263 fëmijë janë vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës nga…