Realizohet fotografia familjare e samitit ‘Ukrainë – Evropa Juglindore’

28 shkurt 2024 | 13:34

Siç e do zakoni, pjesëmarrësit në samitin “Ukrainë- Europa Juglindore”, që po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë realizuar “fotografinë familjare”

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, po qëndron në një vizitë zyrtarë në Shqipëri, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore” që ka nisur punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve nga Evropa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor gjatë ditës së sotme.

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, në Samitin për Ukrainën në Tiranë ka deklaruar se është e rëndësishme që presidenti rus, Vladimir Putin dhe regjimi tij të humbasë.

Zelensky ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen.

Po ashtu, Zelensky ka ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor për organizimin e një forumi të përbashkët të sigurisë në mes të Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor, por dhe për një forum për mbrojtjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se boksierët e…