Rebelët Houthi vrasin tre fëmijë dhe 15 ushtarë në Jemen

14 mars 2021 | 21:15

Sot, forcat rebele Houthi në Jemen hodhën një raketë në një shkollë në rajonin Taiz, e cila strehon forcat pro-qeveritare.

Pesëmbëdhjetë ushtarë u vranë, si dhe tre fëmijë që ishin afër. Banorët i thanë “Reuters”, se fëmijët, dy vëllezër dhe kushëriri i tyre, ishin në zonë kur predha goditi një shkollë në rrethin Kada në perëndim të provincës Taiz.

Dy burime ushtarake thonë se 15 ushtarë u vranë. Ata deklaruan se shkolla ishte përdorur nga Houthi më parë dhe se ajo u mor pasi luftëtarët pro-qeveritarë morën Kadu javën e kaluar, raporton “usnews”.

Forcat e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit arritën të marrin territorin nga rebelët Houthi në ditët e fundit, njoftuan zyrtarë dhe udhëheqës fisnorë të të dy palëve sot.

Më parë gjatë muajit, forcat qeveritare filluan një ofensivë ndaj pozicioneve rebele në provincën perëndimore të Haja, duke marrë kontrollin e disa fshatrave në rrethin Abs./Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha me anë të një shkrimi…