Reçica i dorëzon Malishevës vendimin që shërbimet e kategorive të luftës kalojnë nga regjioni i Gjakovës në regjionin e Prizrenit

14 janar 2021 | 13:01

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica , ka qëndruar sot në Malishevë për t’i dorëzuar edhe zyrtarisht vendimin që ka marr si Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, që Veteranët, Invalidët, familjarët e dëshmorëve dhe kategoritë̈ e dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së nga sot shërbimet të cilat i kanë realizuar në zyrat regjionale në Gjakovë t’i realizojnë në Prizren.

“Do të dëshiroja shumë që në këtë ditë të rëndësishme për Malishevën, prezent ta kishim edhe kryetarin e komunës, z. Ragip Begaj, të cilit nga zemra i uroj shëndet e shërim të plotë, në mënyrë që të kthehet sa më parë aty ku ai ju shërben më së miri qytetarëve të kësaj komune”, ka thënë ministri Reçica.

Reçica ka thnënë se është shumë i lumtur që në dorëzimin e këtij vendimi, krah nënkryetarit të Malishevës, z. Hajdin Berisha, ishin prezent edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës, me të cilët ka bashkëbiseduar rreth vendimit dhe çështjet të tjera të cilat i preokupojnë këto kategori.

“Sot ne kemi jetësuar një kërkesë të vazhdueshme të qytetarëve të Malishevës, përkatësisht kategorive të respektuara dhe institucioneve komunale, me qëllim që t’iu lehtësohet qasja në shërbime përmes kalimit nga regjioni i Gjakovës në atë të Prizrenit, ka thënë ministri i MPMS, Skender Reçica.

Ai thashtu tha se, me përfaqësuesit e kategorive të Luftës së UÇK-së dhe autoritetet komunale ndava edhe planin rëndësishëm të MPMS, që prek të gjitha komunat e Kosovës, e që ka të bëjë me hapjen e zyrave në çdo komunë, ku kategoritë e dala nga lufta shërbimet që u garantohen me ligj t’i marrin pranë komunave ku jetojnë dhe veprojnë.

“Vlerat e luftës dhe mbështetja për kategoritë e dala nga lufta kanë qenë vazhdimisht përkushtim i imi si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe mbi të gjitha i organizimit politik të cilit i takoj”, ka thënë në fund ministri Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të…