Reçica: Motoja e Nismës gjatë zgjedhjeve do të jetë 10+

16 gusht 2019 | 00:32

Ministri në dorëheqje i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se pas dorëheqjes së kryeministrit është krijuar realitet i ri politik në vend.

Sipas tij, rruga më e mirë pas dorëheqjes është kthimi tek sovrani dhe shpallja e zgjedhjeve.

Reçica në Interaktiv ka thënë se ka qenë dakordim i të gjitha subjekteve për shkuarje në zgjedhje.

Lidhur me koalicionet parazgjedhore, ai ka thënë se, Nisma po vazhdon aktivitetet me degët dhe anëtarët e partisë, derisa ka shtuar se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

“Shihet një dakordim dhe pajtim i të gjithë anëtarëve që ne duhet të shkojmë të vetëm në zgjedhje. Unë besoj që vullneti i anëtarëve do të përcillet edhe tek strukturat e larta”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se pas zgjedhjeve do të shohin se me kë do të ulen dhe do të bisedojnë për koalicion të përbashkët, duke mos mohuar mundësinë e një koalicione edhe me PDK-në.

“Tani është herët të flitet për koalicionet parazgjedhore, besoj që do të hapet mundësia kur do të flitet”, tha ai.

Ai ka shtuar se nuk kanë ndonjë negociatë për koalicion parazgjedhorë me dikë.

Ndërkaq për thirrjen e PSD-së për koalicion me partitë e majta, ai ka thënë se ndihen të vlerësuar nga ofertat për koalicione, derisa shton se nuk kanë ndonjë preferencë për koalicione.

Reçica ka shtuar se do ta përcjellin situatën politike në vend duke shtuar se nuk kanë frikë të garojnë vet.

Duke folur për moton 10+, ai ka thënë se do t’i sigurojnë këto vende në Kuvend.

“Nisma ka kohë që nuk vuan nga brenga që ta kalojë pragun. Ne e kemi moton që do të shkojmë me 10+ duke e parë edhe gjendjen në terren. Ne do ta mbërrijmë këtë kuotë”, ka thënë ai.

Duke komentuar dorëheqjen e Haradinajt nga posti i kryeministrit, ai ka thënë se diçka e tillë ishte e papritur për partnerët e koalicionit.

Ai tutje ka shtuar se nuk ka hatërmbetje me AAK-në ndonëse thotë se bashkëpunimi me këtë parti ishte realitet në vete.

“Ne qëndrojmë deri në fund nëse lidhim një partnerit. Ne jemi besnik, atë që e themi edhe e mbajmë dhe si duket kjo po na bënë më atraktiv për partitë tjera”, ka shtuar ai.

Reçica ka thënë se posti i kryeministrit i takon partisë që i fiton zgjedhjet, duke shtuar se kjo është në dorën e qytetarëve.

Duke komentuar deklaratën e Veselit që nuk do të jetë kryeministër me qira, ai ka thënë se duhet të pyetet vet Veseli për këtë deklaratë. Ai thotë se Haradinaj ka qenë i mandatar nga vetë koalicioni dhe sipas tij nuk është mirë të bëhen deklarata të tilla.

Ndërkaq për mundësinë e largimit të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ai ka thënë se diçka e tillë nuk qëndron dhe se po bëhet për qëllime elektorale.

Duke folur për kërkesën e vendeve të Quntit, për rinisje të dialogut dhe heqjen e taksës, ai ka thënë se qeverisja e ardhshme do të ketë vendime të mëdha në supet e saj.

E për taksën, Reçica thotë se nëse vlerësohet se është arritur efekti i taksës do të bëhen lëvizje.

“Ne nuk kemi pas luhatje rreth taksës, kemi thënë se duhet të shikohen efektet që arritur taksa”, ka shtuar ai.

Duke folur për punët e dikasterit që ai udhëheq, ai ka thënë se kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për rritjen e pagës minimale.

“Nuk është e lehtë të adresohen të gjitha çështjet të cilat janë mbledhur me vite”, ka shtuar ai

E për punësimet në ministri, ai ka thënë se janë punësuar qytetarët e vendit.

“Kosova është e vogël, nuk ka pasur shkelje të ligjeve. Nuk ka rëndësi familjarë të kujt janë, janë qytetarë të Kosovës”, ka thënë ai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda pas një përleshje…