Dy persona theren me thikë në Prishtinë

15 gusht 2019 | 23:59

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda pas një përleshje që ka ndodhur rreth orës 22:00 në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Policia ka bërë se të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Me 15.08.19 rreth orës 22:00, në rrugën “Ahmet Derguti” të lagjes Arbëria ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes dy persona kanë pësuar lëndime, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime të rënda nga mjeti i ftohtë thikë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, përderisa dy personat e lënduar janë duke u trajtuar ne QKUK”, thuhet në njotimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muaji korrik ishte më i nxehtë i matur në tokë,…