Reçica në Pejë thekson rëndësinë e hapjes së Panairit të Punës

08 prill 2019 | 16:06

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në bashkëpunim me GIZ-in gjerman kanë hapur të hënën Panairin e Punës edhe në Pejë.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, ka thënë se ky panair është i një rëndësie të veçantë ngaqë u jep mundësi punëdhënësve që t’i plasojnë ofertat e tyre dhe punëkërkuesve që përgatitjet arsimore dhe profesionale t’i zbatojnë në praktikë, duke gjetur një vend pune.

“Këto panaire të punës që po hapim gjithandej përbëjnë një nga angazhimet tona për zbutje të papunësisë”, ka thënë ministri Reçica.

Reçica ka theksuar se punëdhënësit shpesh po ankohen për mungesë të kuadrove që ju nevojiten në ndërkohë kemi mbi 95 mijë punëkërkues.

“Është shumë e nevojshme që të përgatisim kuadro në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe t’i orientojmë të rinjtë në karrierë”, është shprehur ai.

Reçica ftoi bizneset dhe punëkërkuesit që të vizitojnë Panairin e Punës në Pejë për të qenë më afër mundësisë së gjetjes së kuadrove që ju nevojiten si dhe me afër mundësisë së punësimit.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, po merr pjesë…