Reçica shpreh ngushëllime për vdekjen e Hajrullah Goranit, kryetarit të parë të BSPK-së

06 korrik 2020 | 22:51

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes një statusi të tij në “Facebook”, ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë e bashkëpunëtorët e ish kryetarit të parë të BSPK-së, që sot ndërroi jetë, profesor Hajrullah Gorani.

Postimi i plotë i ministrit Reçica:

“Na pikëlloi shumë lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të ish kryetarit të parë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, Prof. Dr. Hajrullah Gorani.

Profesor Gorani sot la pas vetes një mori veprash të lavdishme në funksion të edukimit të gjeneratave të shumta të studentëve shqiptarë, mbështetjes së madhe që i dha në momentet e duhura UÇK -së, si dhe për veprimtarinë e tij të çmuar sindikale në funksion të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

Në emrin tim dhe të MPMS-së, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gorani, miqve dhe gjithë atyre që në përudha të ndryshme bashkëpunuan me profesor Goranin.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka thënë…