Red Bull: Fitojmë dy garat e radhës dhe Verstappeni shpallet kampion

28 tetor 2021 | 13:01

Një nga drejtuesit e Red Bull, Helmut Marko shprehet se skuadra austriake është shumë pranë fitimit të titullit kampion bote në Formula 1 me Max Verstappen. Piloti i ri holandez ka 12 pikë avantazh ndaj Lewis Hamilton, ndërkohë që kanë mbetur edhe 5 gara nga përfundimi.

“Tri garat e fundit u zhvilluan në pista që ishin në favor të Mercedes. Dy garat e radhës, në Meksikë e Brazil, janë në pista që favorizojnë Red Bull. Kam thënë që në fillim të sezonit se për të fituar titullin na duhen 10 fitore, për të kontrolluar më pas avantazhin në tri garat e fundit në Lindjen e Mesme”, ka thënë Marko.

“Në 3 garat e fundit, kemi pista me pjesë të drejta të gjata që favorizojnë Mercedes, ndaj dy garat e radhës janë thelbësore për ne. Nëse i fitojmë ato, shpallemi kampionë bote me Verstappen. Ne jemi gati për çdo pistë, duke synuar fitoren edhe kur nuk jemi favoritë, siç ndodhi në Amerikë, ku përmbysëm strategjitë e fituam”, ka shtuar Marko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, prej ditësh ndodhet në Dubai.…