Referendumi në Maqedoni. Deri në orën 15:00 votuan 22.05 për qind

30 shtator 2018 | 16:09

Në Maqedoni po zhvillohet referendumi për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, i cili është vlerësuar si historik për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00 në votime kanë dalë 22.05 për qind e trupit të përgjithshëm votues.

Rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote janë ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga pesha e tepërt dhe sëmundja e bronhitisit që e…