Reflektim për PISA

04 dhjetor 2019 | 12:59

Prof. Asoc. Dr. Arben Dërmaku

Sot u njohëm me rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar PISA ku Kosova renditet e treta prej fundit. Po shikoj reagimet në rrjetet sociale dhe po shoh një tendencë të kalimit të fajit tek pala tjetër për këtë gjendje dhe “sukses”. Unë pajtohem me vlerësimin dhe me metodat e përdorura në këtë vlerësim sepse janë të dizajnuara nga ekspertë të fushës. Derisa nuk pajtohem me konstatimin se nxënësit janë të dobët ose mësimdhënësit janë të dobët ose prindërit janë fajtor. Nxënësit janë shembulli më i mirë i suksesit në rastet e largimit të tyre në një sistem arsimor të zhvilluar. Posa të ndodh faza e adaptimit të nxënësit kosovar në ambientet e reja të sistemeve arsimore të zhvilluara pason suksesi i tyre, prandaj të thuhet se nxënësit janë të dobët është diçka e verifikuar që nuk qëndron. Mësimdhënësit janë të dobët, edhe kjo thënie nuk gjen vend për faktin se pikërisht këta mësimdhënës kur dalin jashtë dhe punojnë në sistemet e avancuara arsimore dalin si të suksesshëm. Kur flasim për totalin normalisht se ka përjashtime që i shkojnë për shtati thënies së fillimit të këtij paragrafi. Nuk është se dua të amnistoj të gjithë por situata është e verifikueshme lehtë. Prindërit janë fajtor, kjo thënie absolutisht është e papranueshme për faktin se prindërit janë ata që kanë dëshmuar se janë në kërkim të së mirës për fëmijët duke investuar edhe euron e fundit për kurset dhe qëndrimet ditore të tyre. Prindërit në shumicën absolute janë duke asistuar mësimdhënësve duke ndihmuar fëmijët në kryerjen e detyrave të shtëpisë e të klasës. Kjo situatë është e mjerueshme për faktin se prindërit po luajnë rolin e mësimdhënësit kurse mësimdhënësit po luajnë rolin e prindërit.

Pas këtij reflektimi shtrohet pyetja normale ku qëndron problemi?

Problemi është në sjelljen e përgjegjësve dhe interesantëve të arsimit ndaj gjendjes reale në këtë sektor. Qitet pluhur syve se ne po investojmë në trajnimin e stafit ku shpenzohen qindra miliona euro por efektet po shihen. Pra, problem është sistemi arsimor që ofrojmë në Kosovë term ky I përdorur shpesh pa elaborim të mëtejmë të shkaqeve të shkoqitura. Në vazhdim po prezantoj shkaqet e gjendjes jo të mirë në arsimin e Kosovës:
– Mësimi tërëditor është parakusht themelor I karakterit teknik dhe përmbajtësor për të arritur te ndryshimi I avazit të vjetër. Është për keqardhje reagimi i Sindikatës në lidhje me këtë problematikë duke manipuluar rëndë me opinionin public.
– Përcaktimi i modelit të sistemit arsimor të suksesshëm për t’u implementuar në rastin e Kosovës. Mos të aplikohen reforma të segmentuara nga shtete të ndryshme por të aplikohet një model për tëra nivelet e edukimit në Kosovë. Kjo është e lehtë të përcaktohet dhe të bëhet një implementim i kopjimit dinjitoz duke përfshirë të gjitha proceset në kuadër të sistemit arsimor (për më shumë shih shtegu i arsimit parauniversitar).
– Ndërtimi i llogaridhënies përmes masave atraktive të delegimit të detyrave mësimdhënësve që kanë për detyrë ti përmbushin gjatë një ore mësimore. Do të duhej të shfrytëzohej media për të bartur metodat e mësimdhënies deri të mësuesi i fundit që punon me nxënës. Etj. Shpresoj të jem një zë artikulues në kuadër të shqetësimeve që kemi në lidhje me sistemin arsimor në Kosovë.

(Autori është profesor në Fakultetin ekonomik të Universitetit “Hasan Prishtina”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gentian Mezani mori drejtimin e skuadrës së Gjilanit, një ekip…