Refuzimi i frustruar i dekoratave të lirisë

25 shkurt 2018 | 23:08

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka thënë se “refuzimi i dekoratave të Pavarësisë të Presidencës dhe presidentit të Kosovës, të ndara me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës nga disa personalitete, dëshmon ligësinë e tyre karshi një vlerësimi institucional e shtetërorë për punën dhe aktivitetin e tyre shumëvjeçar.

“Refuzimi vë në pah frustrimin e tyre dhe mosrespektin ndaj institucionit të Republikës së Kosovës dhe jubileut të dhjetë të shpalljes së deklaratës së pavarësisë së Republikës së Kosovës. A thua këta individë (patriotë) të cilët refuzuan këtë dekoratë, a do ta kishin bërë një gjë të tillë sikur të ishn shpërblyer nga Marshall Tito, Enver Hoxha, Mehmut Bakalli apo Fadil Hoxha? Nuk e besoj se do të kishin refuzuar një dekoratë nga ish regjimi diktatorial komunist”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka pohuar së është në nderin dhe traditën e popullit shqiptar që nëse dikush të nderon së paku duhet me qenë mirënjohës për vlerësimin që ta ka bërë.

“Ashtu sikur edhe mbretëresha pranon një trëndafil për ta respektuar se paku gjestin e çdo kujt. Presidenca e Kosovës dhe Komisioni Shtetërorë i Vlerësimit të këtyre personaliteteve të dekoruara ka bërë punën e vet ashtu siç duhet, kurse të refuzuarit na kanë bindur se nuk e kanë merituar të jenë të dekoruar, si dhe nuk janë të denjë të dekorohen për 10-vjetorin e lirisë dhe pavarësisë së përgjakshme të Kosovës martire. Sa të ligë e të mjerë u shfaqen këta njerëz para pasqyrës së tyre, vlerësimit shtetërorë dhe opinionit publik. Ata do duhej kuptuar se demokracia ndërtohet çdo ditë! ZPK”, ka përfunduar Bislimi postimin e tij në llogarinë e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka…