Dërgohet për miratim Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip

25 shkurt 2018 | 22:47

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se ministria që ai drejton tashmë ka dërguar për miratim Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të ’90-ta, dhe se tash është duke u parë vetëm ndikimi buxhetor, i cili nuk varet nga MASHT-i. “Të nderuar mësimdhënës, ju njoftoj se ditë më parë së bashku me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin e Financave Hamza, takuam përfaqësuesit e SBASHK-ut. Gjatë takimit veç tjerash diskutuam edhe rreth Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës për vitet 1990-99. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë ka finalizuar këtë Ligj të cilin e kemi dërguar për miratim, dhe tani është duke u parë vetëm ndikimi buxhetor që nuk varet nga ne”, ka  shkruar Bytyqi në  profilin e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Specializantët e mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pranë Ministrisë së Shëndetësisë,…