Regjistrohen 15 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me serbë

29 qershor 2020 | 12:17

Në 24 orët e fundit, 15 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në zonat e banuara me serbë në Kosovë.

Prej këtij numri, 12 janë nga veriu, ndërsa tre janë të infektuar rishtazi nga zona të tjera, ka njoftuar sot Shtabi i Situatave të Emergjencave në veriu të Mitrovicës.

Specialisti i epidemiologjisë në veri të Mitrovicës,  Aleksandër Antonijeviq, ka theksuar se një rritje e numrit të pacientëve të rinj është regjistruar në Kosovë, raporton “Radio Kontakt Plus”.

Gjithashtu, pesë pacientë me koronavirus janë regjistruar me qëndrim në Serbi, të cilët janë kryesisht studentë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, Prokurori…